Situata e rënduar meteorologjike dhe problemet e shfaqura nga moti në të gjithë vendin, kanë bërë që  të këtë probleme edhe në Qarkun e  Elbasanit.  Prefekti i Qarkut, Klevis Xhoxhi u shpreh se  janë dhënë të gjitha udhëzimetpër t’i paraprirë, por edhe për të koordinuar veprimet në rast të emergjencave të mundshme. Prefekti Klevis Xhoxhi u shpreh se në qarkun e Elbasanit situata është e qetë, por është duke u punuar në ata zona ku ka probleme.  Ndërsa  energjia elektrike ka munguar vetëm në një fshat në Njësinë Aministrative Orenjë në  Bashkinë e Librazhdit, por OSHE eshtë duke punuar për të rikthyer energjinë. Xhoxhi  ka bërë me dije se vetëm disa pika paraqiten të rrezikshme dhe janë Kthesa e Murrashit, aksi Elbasan – Qafë-Thanë dhe Moglicë, Gramsh.

Lumenjte Shkumbin e Devoll kane prurje por jo problematike. Edhe perroi Zaranikes në bashkine Elbasan, ka pasur rritje te prurjeve por pa dhene probleme.

 

Gjatë orëve në vijim pritet përkeqësim i motit dhe shtimi i problematikave. Shtabi i Emergjencave Civile kërkoi ndërgjegjësimin e qyterarëve për të marrë pjesë aktive në minimizimin e dëmeve duke ndihmuar grupet e punës në terren.

 

Edlira Xherri