“Dita III e vaksinimit antiCOVID. Vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID19 të spitalit Infektiv në Air Albania Stadium”, njoftoi Manastirliu, duke sjellë pamje nga fushata kombëtare.
Të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë bërë vaksinën antiCOVID këto dy ditë, nuk kanë pasur asnjë shqetësim shëndetësor. Aktualisht, ekzistojn kushtet frigoriferike për të ruajtur vaksinat në temperaturën e duhur, por po punohet për zgjerimin e kapaciteteve.
Ekspertët e Shëndetësisë e kanë cilësuar nisjen e procesit të vaksinimit tejet pozitiv, për mbrojtjen e popullatës dhe uljen e vdekshmërisë. z.tosku/