E ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në Televizionin Skampa, Ministrja e Arsimit Znj. Evis Kushi tha se një buxhet i veçantë shkon për rikonstruksionin e shkollave, në bashkëpunim edhe me bashkitë.
E pyetur konkretisht për rikonstruksionin e shkollave me traditë dhe emër në Elbasan, Ministrja Kushi tha se ministria do të vlerësojë aplikimet e bashkive dhe padyshim që shkolla “Naim Frashëri” është një nga shkollat 9-vjeçare më me emer në Elbasan.
Duhet të kujtojmë se në Elbasan një sërë shkollash tashmë, janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve, por siç pranoi edhe Ministrja ende mbetet shumë punë për t’u bërë.



























