E ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në TV Skampa, këtë të hënë, Znj. Desantila Tahiraj, tha se arrestimi i mjekëve, pa dalë ende ekspertiza mjekoligjore është i padrejtë dhe i paprecedentë.

Tahiraj në cilësinë e mjekes u shpreh se në gjykimin e saj, por edhe nisur nga praktikat ndërkombëtare, asnjë mjek nuk mund të arrestohet pa prova.

Në rast se ekspertiza mjekoligjore vërteton fajësinë e tij, tha Tahiraj, atëherë, çdo mjek do t’i përgjigjet drejtësisë.

Ajo shtoi se në asnjë vend të botës një gjë e tillë nuk ndodh, pasi pavarësisht dhimbjes së madhe të familjarëve për një humbje jetë, ka sëmundje apo komplikacione, përballë të cilave, mjekët janë të pafuqishëm.