Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi nuk humbet kohë dhe zhvillon një takim me rektorët e universiteteve, ku i ka kërkuar projekte të reja dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik”
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.
Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.
Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara. “Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” – tha Kushi.

































