ATSH/- Agjencia Kombёtare e Punёsimit dhe Aftёsive (AKPA), informoi se në kuadër tё situatёs sё jashtёzakonshme tё krijuar nga pandemia COVID-19, tё gjitha shёrbimet e punёsimit do tё ofrohen nёpёrmjet komunikimit nё distancё, e-albania, poste elektronike apo postё. Sipas AKPA, kjo do të lehtësojë komunikimin tuaj me këtë institucion ndërsa do të mbrojë jetёn e qyetarit dhe tё stafit nga infektimi.

“Shёrbimet e punësimit pёr aplikim pёr regjistrimin si punёkёrkues, do tё vazhdojnë tё kryhen nёpёrmjet e-albania. Ndёrkaq për realizimin e intervistës së aplikuesit do tё pёrdoren mjetet e komunikimit në distancё, tel, email, etj. Nёse gjatё procesit tё punёs lind nevoja pёr dokumenta tё ndryshёm nga aplikuesi, do tё sigurohen nёpёrmjet postës elektronike apo shёrbimit postar”, thuhet në njoftimin e AKPA.

Gjatё situatёs sё jashtёzakonshme, tё gjithё personat qё duan tё marrin “Vёrtetim si punёkёrkues i papunё” me arsyen tё pёrfitojnё ndihmё ekonomike nuk ёshtё e nevojshme tё paraqiten pranё Zyrave tё Punёsimit pasi ёshtё dakordёsuar me Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Shёrbimit Social Shtetёror, qё ky proces do tё bёhet mё vonё nga dy drejtoritё.

Po ashtu, AKPA thekson se nё zbatim tё VKM do tё ketё dyfishim te pagesёs sё papunësisё vetёm për ata aplikantё qё kanё rezultuar nё skemё ose kanë aplikuar për të pёrfituar nga pagesa e papunёsisё para datёs 10 mars dhe pagesa përfitohet me kohëzgjatje jo mё shumё se 3 muaj. Personat qё do tё aplikojnё tani do të trajtohen sipas VKM nr.161, pra jo me pagesё dyfishe.

Pёrjashtimisht, pёr situatёn e jashtёzakonshme, tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt, si edhe subjektet qё i kishin tё punёsuar me qёllim pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.

Subjektet duhet tё paraqesin, pranё zyrёs pёrkatёse tё punёsimit, listёn e personave qё kanё dalё tё papunё pёr shkak tё gjendjes sё jashtёzakonshme, duke marё autorizimin pёr secilin prej tyre si dhe dokumentacionin përkatës. Konkretisht : Emer, mbiemer; ID e secilit punonjёs; datën deri kur i ka paguar sigurimet shoqerore; numrin e llogarisё tё seicilit, bankёn ku ka llogari bankare.

Individёt qё aplikojnё nё Zyrat e Punёs pёr tё pёrfituar Pagesёn e Papunёsisё do tё paraqesin dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID e tij; datёn deri kur ka paguar/i janё paguar sigurimet shoqerore; numrin e llogarisё tё seicilit dhe bankёn ku ka llogari bankare./a.gjonaj/j.p/