Ditën e djeshme mjaftoi një foto e Loredanës me beb në krahë për të kthyer “mbrapsht” të gjithë rrjetin.
Ky postim i saj i bëri lëmsh të gjithë, i cili u publikua më pas edhe nga Mozzik dhe të gjithë ndjekësit ja vendosën “vulën” se çifti ishin bërë prindër për herë të dytë.
Mirëpo, si qëndron e vërteta?
Nuk ka një fëmijë të dytë, pasi kjo foto është realizuar nga xhirimet e videoklipit që Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të bëjnë bashkë.
Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe prandaj për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj.
Mozzik dhe Loredana gjatë kohëve të fundit kanë qenë kryefjala e mediave roza. Ndarja, bashkimi, ndarja, bashkimi, shtatzënia kanë “rrëmbyer” vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave.



























