I moshuari me iniciale B.B. dyshohet se është sulmuar nga kafshë të egra, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur bimë mjekësore në pyll.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave si ka ndodhur incidenti.

Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në fshatin Janjar, Konispol, është gjetur në një zonë të pyllëzuar, pa shenja jete shtetasi B. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka qenë duke mbledhur bimë medicinale dhe është sulmuar nga kafshë të egra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel