ATSH-ANSA/ – Me një tampon hunde do të jetë e mundur të diagnostikoni Parkinsonin, përpara se të shfaqen simptomat dhe dëmtimi i trurit, tipik për sëmundjen, sipas një studimi të botuar në revistën ”Brain”.

Parkinsoni, sëmundja më e zakonshme neurodegjenerative, karakterizohet nga probleme të lëvizjes për shkak të vdekjes progresive të neuroneve, të ”helmuara” nga akumulimi i alfa-sinukleinës.

Studiuesit janë duke studiuar disa ilaçe eksperimentale që bllokojnë formimin e grupeve alfa-sinukleinë.

Tashmë mund të bëhet një test i hershëm diagnostikues, i cili paraprin terapitë dhe të ndalon dëmtimin nervor të sëmundjes./ /os/