Një ndërhyrje delikate me laparoskopi, e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses nga ekipi i talentuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Universitar të Traumës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë pamjet nga kjo ndërhyrje delicate, teksa tha se nga ekipi i talentuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Universitar të Traumës çdo ditë e më tepër po realizohen operacione madhore, me metoda të avancuara .
“Një ndërhyrje delikate me laparoskopi, e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses nga ekipi i talentuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Universitar të Traumës, ku çdo ditë e më tepër po realizohen operacione madhore, me metoda të avancuara”, tha ajo.
Dr. Dritan Çela, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë pranë Spitalit Universitar të Traumës shprehet se avantazhet e kirurgjisë laparoskopike për pacientin janë shumë të mëdha, të tilla si rehabilitimi apo rikuperimi në kohë rekord.
Sipas mjeku Dritan Çela, kjo ndërhyrje delikate kryehet për herë të parë në Spitalin e Traumës dhe ka shkruar me sukses.
“Ndërhyrjet laparoskopike kanë favor për rehabilitim të shpejtë, rikuperimi në kohë dhe kohët e fundit kemi filluar të zhvillojmë edhe kirurgjitë e madhe laparoscopike, gjatë muajve të fundit kemi bërë kancera të kolarit, stomakut dhe ky rast qe ishte një hernie e madhe diaframgamle e cila u korrigjua nëpërmjet ndërhyrjes laparoscopike duke vendosur edhe mesh gjatë intervention është një rast që është bërë për herë të parë në klinikën tonë”, shprehet Dritan Çela.
Vet pacienti në të cilin u krye ndërhyrja tha se as nuk e kishte kuptuar fare që ishte kryer ndërhyrja dhe se ishte ngritur menjëherë pas operacionit.
Dr. Valmira Abilaliaj, kirurge e përgjithshme në këtë spital shprehet se prej më shumë se një viti kemi fllluar të zgjerojmë gamën e operimeve me ndërhyrje laparoskopike.
Kjo, shton ajo, falë disponibilitetit të teknologjisë që kemi patur në dy vitet e fundit.
“Këtë metodë ndërhyrje e kemi zgjeruar edhe për sëmundjet malinje”, theksoi ajo.


























