ATSH/ Paketa e transplantit të veshkave me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët është një hap më shumë drejt mbulimit shëndetësor universal.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se 101 pacientë kanë përfituar transplante falas me financim publik në spitalet jopublike, që prej fillimit të këtij shërbimi.
“Paketa e Transplantit të Veshkave nuk është ndërprerë as gjatë periudhës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19. 11 transplante të veshkës janë kryer vetëm gjatë kësaj periudhe”, – tha FSDKSH.
Transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore falas, të cilat financohen nga shteti në spitalet jopublike./k.s/j.p/


























