Minitria e Arsimit, Evis Kushi ka shpërndarë një mesazh për festën e 1 Qershorit, festën e fëmijëve.
Kushi në postimin e saj shprehet se puna e tyre nuk do kishte kuptim pa buzëqeshjen e çdo fëmijëve.
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale, me mesazhe sensibilizuese të fëmijëve, ku prekin temën e bullizmit, të fëmijëve me aftësi ndryshe, talesemisë etj.
“Ata meritojnë të kenë të gjitha kushtet për të pasur një fëmijëri të bukur. E ç’kuptim do të kishte e gjithë puna dhe mundimi ynë nëse në fytyrën e tyre do të mungonte buzëqeshja.
Cdo ditë për ta duhet të jetë një qershor, cdo ditë për ta duhet të jetë festë. Prandaj ne do të punojmë fort që t’i rrisim të shëndetshëm dhe të buzëqeshur, ‘ti edukojmë siç duhet, që të jenë profesionistë të aftë. Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë!” thotë Kushi në mesazhin e saj.


























