Policia italiane ka vënë në pranga 10 persona gjatë një operacioni të sotëm anti-droge, mes të cilëve janë edhe shtetas shqiptarë.

Banda e trafikut të drogës ishte e përbërë nga shtetas italianë, shqiptarë dhe rumunë, që operonte në Rogoredo, pranë Milanos. Personat e arrestuar janë përkatësisht të moshave 20-40 vjeç.

Në fund të majit, 12 persona të tjerë përfunduan në pranga, të akuzuar për tregti droge në zonën e Rogoredo.

Shtysa vendimtare për hetimin erdhi pas një serie aksidentesh treni, me tregtarët e drogës dhe klientët që u përplasën nga trenat në tentativën e marrjes së lëndës narkotike.