Sallatat e frutave në verë janë një ide shumë e mirë. Freski, shije dhe shumë të mira që i dhuroni trupit tuaj. Nuk duhet harruar dhe fakti që

Përbërësit: 1 ananas, 4 kivi, 1 tas me luleshtrydhe, 1 limon, 2 lugë sheqer ose mjaltë, 1 lugë gjelle me fara chia.

Si të përgatisim sallatën e frutave: Përgatitja: Në fillim copëtoni në kubikë të vegjël ananasin dhe më pas shtoni luleshtrydhet e ndara në gjysmë pasi i keni larë dhe pastruar mirë. Të njëjtën procedurë ndiqni edhe me prerjen e kivit.

Të gjithë frutat hidhini në një enë dhe përziejini që të përthithin lëngun e njëra-tjetrës. Më pas shtoni lëngun e shtrydhur të limonit, sheqerin ose mjaltin dhe farat chia. Lërëni të ftohtë për më pak se 30 minuta dhe më pas shijojeni.