Nuk ka gjasa që COVID-19 të zhduket ndonjëherë, por sikurse gripet para kësaj pandemie, mund të bëhet një sëmundje tjetër e kontrollueshme, i tha një ekspert mediumit Euronews.
Profesori Roland Kao, kryetari i epidemiologjisë veterinare dhe shkencës së të dhënave në Universitetin e Edinburgut, tha për Euronews se “ka sigurisht një mundësi që bota të mos shpëtojë krejtësisht” kurrë nga COVID-19 por që “mund të përfundojë më butë”.
“Në të njëjtën mënyrë sikurse pandemia e gripit që ndodhi mbi 100 vjet më parë që kishte tre valë infeksionesh gjatë çdo dimri dhe më pas ishte më e butë, kjo mund të ndodhë”, ka potencuar ai, duke theksuar megjithatë se “ne nuk jemi saktësisht të sigurt se çfarë do të sjellë viti i ardhshëm”.



























