Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 ne Bradashesh. Zjarri ka përfshirë të gjithë hapësirën e godinës.

Mësohet se tre automjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu bëhet e ditur se magazina është e mbushur me lëndë drusore.

Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.