Chiara Ferragni së bashku me miqtë e saj prej disa ditësh ishin “arratisur” drejt Greqisë. Së bashku me të sigurisht kanë qenë edhe 24 milion fansat e saj, pasi që prej momentin që ajo zbriti në tokën greke nuk kanë munguar fotot dhe videot.

Mesa duket pushimet kanë mbaruar sepse mami Chiara duhet të kthehet te Leone dhe Vittoria. Epo, gjatë kthimit për në Itali nuk kishte si të mungonte edhe një foto nga dritarja e avionit, teksa Chiara i thotë “Mirupafshim Greqisë” nga Karaburuni i Vlorës.

Tani nuk e dime Chiara ka ngatëruar locationin apo jo, por ajo që ka rëndësi është se pamja e mrekullueshme e bregdetit shqiptar i ka vjedhur vëmendjen blogeres më të famshme.