Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shelcan në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Një makinë ka rënë në humnerë, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur, disa prej tyre të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, kur makina, brenda së cilës ndodheshin disa anëtarë të një familjeje nga Trepsenishti ka parkuar pranë një shtëpie. Shoferi ka ndaluar dhe e ka parkuar Fordin për të marrë një porosi, por ka harruar të ngrejë frenat e dorës dhe në atë moment makina ka lëvizur. Shoferi sapo e ka parë është kthyer të futet brenda saj për të ngritur frenat e dorës por makina e ka marrë përpara dhe më pas ka rënë në greminë.
Të plagosurit janë dërguar në spital me ambulancë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.