ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot Spitalin Memorial të Fierit.

Manastirliu zhvilloi një takim me ekipin e ri mjekësor dhe infermieror të ardhur nga Turqia, që sapo i janë bashkuar stafit shqiptaro-turk në Spitalin Memorial të Fierit, ku po zgjerohen shërbimet me standarde bashkëkohore për qytetarët e rajonit të jugut

Manastirliu informoi se është hapur edhe reparti i ORL-së.

“Është hapur rishtazi reparti i ORL, me mjekë turq dhe shqiptarë, po bëhen përgatitjet e fundit për shërbimin e pneumologjisë, atë të infektivit dhe së shpejti do të jetë gati kabineti modern i angiografisë, për realizimin e procedurave kardiake me aparatura të teknologjisë së lartë dhe staf super të kualifikuar”, tha Manastirliu. /j.p/