ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Sipas ISHMT-së në javën e fundit janë kryer rreth 44 inspektime për paketimet, sigurinë e produkteve elektrike, për të drejtat e pronësisë intelektuale, sigurinë e ashensorëve në përdorim, instrumentet mates ligjërisht të kontrolluar, mbrojtjen e konsumatorit dhe për sigurinë e përgjithshme të artikujve të kujdesit ndaj fëmijëve.
Në fokus vijon të jetë puna edhe për zbatimin e masave për parandalimi i përhapjes së COVID-19, ku autoritete apelojnë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

























