Kredia për blerjen e pronave nga individët u rrit në 14.3 miliardë lekë, në fund të 5-mujorit të parë të viti 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, ky tregues u rrit 76% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët shpjegojnë se, tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një cikël të ri të rritjes, falë investimeve dhe programit të Rindërtimit, që kanë përmirësuar ndjeshëm zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Sipas tyre kjo dinamikë pozitive ka sjellë rritje mesatare vjetore e çmimeve të pasurive të paluajtshme në rreth 11.3% dhe po nxit transaksionet në këtë treg, që në të shumtën e rasteve po mbështeten nga kredia bankare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rreth 60 % e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi.

























