Mbi 43 mijë doza të tjera të vaksinës së Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Me këtë dërgesë të radhës, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri shkon në 1,899,172.

Ndërkaq, kryeministri u bën thirrje qytetarëve për tu vaksinuar.

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

?? Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.”/CNA.al