ATSH-DPA/ – Shkalla e inflacionit në zonën e euros në shtator 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë u rrit në 3,4%, deklaroi zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Rritja vazhdon një trend të parë në muajt e fundit të përshpejtimit të çmimeve që është subjekt i shqetësimit në rritje në Bashkimin Evropian.
”Në muajin gusht, norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron ishte 3%”, theksoi Eurostat në një deklaratë për shtyp.
”Çmimet e energjisë u rritën 17,4% në shtator nga viti në vit, krahasuar me 15,4% në gusht”, sipas agjencisë me qendër në Luksemburg.
Ministrat e BE-së, zyrtarët e Komisionit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë gati të diskutojnë mënyrat për të trajtuar rritjen e çmimeve javën e ardhshme.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë çështjen në një samit më 21-22 tetor.
Çmimet me shumicë të gazit natyror kanë qenë në rritje prej muajsh dhe çmimi i energjisë elektrike është rritur gjithashtu ndjeshëm, me konsumatorët që vuajnë në shumë vende./ /os/

























