Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris njoftoi sot përfundimin e kufizimeve të rrepta kundër COVID-19 në zonat e klasifikuara si zona të kuqe, si edhe liri shtesë për të vaksinuarit.
Territoret e zonës së kuqe do të shënohen në hartën epidemiologjike të vendit, në mënyrë që qytetarët të informohen dhe të marrin masa paraprake shtesë në lidhje me me mbrojtjen personale nga koronavirusi i ri, të tilla si mbajtja e maskës dhe distancimi shoqëror.
Masat e reja parashikojnë liri shtesë për individët e vaksinuar në mjediset e brendshme për pushim, duke lejuar të gjitha aktivitetet njëlloj si para epidemisë, kurse baret, restorantet dhe vendet e tjera do të lejojnë shërbimin më këmbë dhe muzikë.



























