Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “më shumë se 7 mijë gra janë diagnostikuar gjatë muajit tetor, falë rrjetit të mamografive falas në të gjithë vendin”.
Manastirliu vlerësoi se numri në rritje i grave që kryejnë kontrollet ka ardhur dhe falë rritjes së ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar në aparatura për kryerjen e mamografisë për herë të parë në disa spitale rajonale.
Falë investimeve të kryera në 3 vitet e fundit, është përmbushur premtimi për të pasur mamografi në çdo spital rajonal.
9 spitale rajonale dhe poliklinika janë pajisur me aparatura të reja mamografie. Tashmë çdo spital rajonal kudo në Shqipëri ka pajisje mamografie.
Muaji tetor është edhe muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.



























