Bashkia e Korçës dhe Rajoni i Maqedonisë Perëndimore synojnë ngritjen e një bashkëpunimi midis dy rajoneve në fusha të rëndësishme të ekonomisë.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi pritën në një takim pune në bashki, prefektin e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore, Giorgos Kasapidis.
Ky takimi ishte i karakterit njohës, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, si dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes dy rajoneve në sektorët e turizmit dhe ekonomisë.
“Gjatë këtij takimi diskutuam për ngritjen e një bashkëpunimi midis dy rajoneve në fushën e sipërmarrjes, informacionit, turizmit dhe ekonomisë së gjelbër”, u shpreh Filo.

























