Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki mbi krizën në kufirin e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë, ku janë grumbulluar mijëra migrantë.
Merkel dhe Morawiecki diskutuan koordinimin e ngushtë gjermano-polako mbi situatën shqetësuese në kufi”, sipas një deklarate të qeverisë gjermane.
Merkel ka theksuar solidaritetin e plotë gjerman me Poloninë.
Kancelarja gjermane, ka zhvilluar dy biseda telefonike këtë javë me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.


























