Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot ndaj sulmit me armë në Jeruzalem ku mbeti i vrarë një civil dhe u plagosën të paktën tre të tjerë.

“MEPJ dënon me forcë sulmin e ulët terrorist sot në Jeruzalem. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë pranë të plagosurve dhe familjes së viktimës. Ne dënojmë sulme të tilla pa rezerva. Asgjë nuk i justifikon sulmet e padallimta ndaj civilëve”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.

Sot në Jeruzalem një person i armatosur hapi zjarr në Qytetin e Vjetër, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë.

Personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si anëtar të grupit militant palestinez, Hamas u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë.