Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj priti sot në një takim  antarë të Komisionit për Administratën Publike, Zhvillimin Rajonal dhe Mjedisin, të Senatit të parlamentit çek, kryesuar nga Jan Horník, zv.president i Senatit.
“Bashkëpunimi ndërparlamentar, është një aspekt tjetër i punës sonë si të zgjedhur, që i shërben zgjerimit të njohjeve dhe forcimit të marrëdhënieve mes vendeve që i takojnë të njëjtës hapësirë, asaj europiane”, tha Felaj.
Felaj theksoi se “bëhen 100 vjet lidhje diplomatike mes dy vendeve tona dhe një histori e gjatë, me shumë të përbashkëta e që në themel mbartin sakrifica të tëra njerëzore për liri, demokraci dhe paqe, çka na bën të ndihemi krenarë reciprokisht”.