Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “asnjë trillim nuk do ta shndërrojë Partinë Demokratike në mburojë të interesave personale”.
Në një reagim pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha tha se “çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit”.
“Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, theksoi Basha.
Ish-kryeministri Berisha iu drejtua sot Bashës nga “Foltorja” e Burrelit se, “është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty ‘Toyota Yaris’ në parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng me ‘Toyota Yaris’ Lulzim Bashën”.


























