3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024.
Shifrat i publikoi sot Kryeministri Edi Rama, i cili u ndal te fondi i vendosur në buxhetin 2022 për bonusin e pensionistëve.
Sipas Kryeministrit, nga ky fond përfitojnë 683 mijë pensionistë.
Nga viti i ardhshëm, në buxhet do të ketë zë më vete për bonusin e pensionistëve.
Ndërkohë që qeveria do të vijojë me indeksimin e pensioneve, duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve.

























