Duke folur për situatën e përmbytjeve në jug, Peleshi tha se Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile ka qenë që në fillim në monitorim të situatës së shkaktuar nga reshjet në mbarë vendin.

“Strukturat shtetërore po punojnë në ndihmë të banorëve jo vetëm në Novoselë, por edhe në qarqet Berat dhe Gjirokastër, ndërkohë që Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri për të shtuar angazhimin në rast nevoje”, tha Peleshi./m.m/j.p/