ATSH/ Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore mbetet në fokus të bashkisë Lezhë.
Dhjetori është shpallur nga bashkia e Lezhës si “Muaji i pyjeve“, ndaj në kuadër të kësaj nisme vijon organizimi i aktiviteteve për mbjelljen e pemëve të reja.
Njësia e Administrimit të Pyjeve pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Bashkia Lezhë u angazhua sot për pyllëzimin e një sipërfaqeje pyjore në Blinisht.
Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra pyjore do të vijojë edhe në njësitë e tjera në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit, e regjimit të ujërave mbi e nëntokësore, mbrojtja e tokës pyjore nga erozioni e rrëshqitjet etj.
Bashkia e Lezhës i bën apel komunitetit që të ndërgjegjësohet për ruajtjen e këtij pyllëzimi, si një detyrim për t’ua lënë brezave që vijnë.



























