Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryetaren e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara vizituan këtë vendgrumbullim.
“Me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro diskutuam mbi situatën dhe menaxhimin e mbetjeve në bashkinë Kurbin. Gjithashtu vizituam në terren edhe ish vendgrumbullimin e mbetjeve të mbyllur tashmë prej 1 viti e gjysmë dhe të kapsuluar para pak kohe ku mora angazhimin e ministres për pyllëzimin dhe rikthimin në identitet të asaj pike të errët të qytetit prej 30 vitesh. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë për pastrimin e territorit por me bashkëpunimin struktura shtetërore-biznes-qytetarë mund të arrijmë shumë shpejt aty ku duam, të kemi Kurbinin e bukur e të pastër”, tha kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Cara.



























