Izraeli është vendi i parë që në ditën e fundit të  vitit 2021 ka filluar aplikimin e dozës së katër të vaksinimit anti Covid.

Izraeli, i cili udhëhoqi një program vaksinimi nga më të suksesshmit në botë në vitin 2020, do të administrojë një dozë të katërt të vaksinës për individët me sistem imunitar të dobësuar së bashku me banorët e moshuar dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit.

Përhapja e dozës së katërt filloi në Qendrën Mjekësore Sheba të Izraelit dhe iu administrua pacientëve me transplante të zemrës dhe mushkërive. Vendi aktualisht po përjeton një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti i ri, shumë i transmetueshëm, Omicron.