Kushi publikoi një video me momentet e kësaj vizite, duke përforcuar edhe një herë mesazhin për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për rifillimin sa më të mbarë të procesit mësimor.

“Nuk mund ta nisja ndryshe ditën e parë të punës për këtë vit, përveçse duke takuar nxënës dhe mësues, të cilët pas pushimeve u rikthyen sot në shkollë plot dëshirë dhe energji të reja”, thekson Kushi.

Ministrja Kushi shprehet se “zgjodha të vizitoja shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa” në Mullet, një shkollë shembullore në të cilën ishin marrë të gjitha masat për një fillim të mbarë e ku gjeta një atmosferë të ngrohtë e motivuese”.

Në të gjitha shkollat e sistemit parauniveristar ka rinisur sot mësimi, pas pushimeve të dimrit.

/k.s/