Pa llogaritur ata që u arrestuan si shoferë të dehur në timon, gjatë festave nga nata e ndërrimit të viteve konkretisht datat 31 dhjetor, një dhe dy janar 2022 janë arrestuar 29 shtetas të cilët në gjendje të dehur dhunuan partneret apo bashkëshortet.
Ndërsa një 28 vjeçar dhunoi të ëmën me sende të forta gjatë mesnatës pa kaluar shumë orë pasi kishte lënë qelinë për akuzën e vjedhjes. Të dehurit sipas policisë gjatë këtyre festave ishin një problem në familje.
Salla operative ishte më e ngarkuara , ndërkohë që për urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes gjykata civile nuk pati festa dhe pushime pasi firmosi urdhëruat e mbrojtjes.
“Ka ardhur koha që gjykata kur i prangos të urdhërojë mbylljen e tyre në një institucion rehabilitimi “, tha avokatja.
Top Channel



























