Afati i masës kufizuese për të dalë natën përfundoi sot në Sllovaki, ndërsa planet e mëtejshme për të lehtësuar rregulloret mbetën të paqarta pasi numri i rasteve të Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë.
Ora policore u vendos në mes të dhjetorit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke qenë në fuqi çdo ditë nga ora 20:00 deri në 5 të mëngjesit.
Shkollat në të gjithë Sllovakinë u lejuan gjithashtu të zhvillonin mësim nëpër klasa që nga e hëna. Megjithatë, edhe fëmijët më të vegjël duhet të mbajnë një maskë të rregullt gjatë mësimit, një maskë FFP2 të kërkuar në rajonet e prekura më rëndë nga virusi.
Mbeten të ndaluara grumbullimet e më shumë se gjashtë personave nga familje të ndryshme.
Restorantet dhe objektet e tjera të hotelierisë janë lejuar t’u shërbejnë klientëve që prej javës së kaluar. Megjithatë, janë lejuar të hyjnë vetëm personat që janë shëruar nga Covid-19 ose janë vaksinuar kundër tij.
Detajet e lehtësimit të masave në sektorin e cultures, të cilat do të hynin në fuqi të hënën, nuk janë sqaruar ende. Ministrja e Kulturës, Natalia Milanova njoftoi gjatë fundjavës se një vendim lidhur me këtë çështje do të njoftohej ditën e hënë.
Planet e njoftuara të premten nga Milanova u kritikuan ashpër nga organizatorët e eventeve. Teatri Kombëtar sllovak në Bratislavë, tha se nëse në shfaqje do të pranoheshin jo më shumë se 50 persona pavarësisht nga kontrollet e detyrueshme të çertifikatave të vaksinimit, nuk do të ia vlente fare të hapeshin dyert

























