Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.51 lekë dhe këmbehet me 108.54 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.08 lekë dhe këmbehet me 120.84 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.16 lekë dhe u ngjit në kuotën 145.14 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 116.57 lekë, ose 0.12 lekë më shumë se ditën e enjte.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 108.54 | +0.51 | |
| Euro | EUR | 120.84 | -0.08 | |
| Poundi Britanik | GBP | 145.14 | +0.16 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 116.57 | +0.12 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 93.88 | +0.08 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.83 | -0.72 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 84.88 | -0.35 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.51 | -0.06 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 12.05 | -0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.23 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 151.09 | -0.12 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 194273.58 | -1,775.82 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2444.32 | -73.09 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.06 | +0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 17.04 | +0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 7.97 | +0.03 | |
/r.e/


























