Kënga ‘sekreti’ e këngëtares Ronela Hajati e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka hyrë në mesin e tri këngëve më të dëgjuara që garojnë në këtë konkurs, përcjell KultPlus.

“Për herë të parë Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të Eurovision në YouTube. Urime!” ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Konkursi Evropian i Këngës këtë vit do të mbahet në Torino të Italisë./ KultPlus.com