ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qendrimit në Berlin zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren, Gabriela Heinrich.

Përmes një reagimi Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE”, shkruan Balla.

“Takim me Kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren, Gabriela Heinrich. Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Balla.

“Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, u shpreh Balla.