Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 36 qytetarë.

Sipas ministrisë rezultuan pozitiv 16 qytetarë në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnjë, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

MSHMS-bën të ditur se aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV-2, një qytetar nga Berati 82 vjeçe.

Po ashtu ministria informoi se janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.