Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e bashkisë së Maltepes të Turqisë, Ali Kiliç

Kiliç gjatë takimit i përcolli Presidentit Meta, ftesën e liderit të opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu për të vizituar Turqinë.

“Prita sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë. Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi”, tha Meta.

Presidenti Meta vuri në dukje se forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë.