Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur në Kryesinë e Kuvendit familjen Kyrylchuk nga Kievi, e cila është larguar nga Ukraina për shkak të luftës.

Balla u shpreh se gjyshja Marina është shqiptare nga Karakurti, një zonë ku prej shekujsh jeton një minoritet shqiptar.

Sipas Ballës, familja Kyrylchuk do të qëndrojë në Durrës dhe do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Mikprita sot në Kuvend familjen Kyrylchuk nga Kievi. Gjyshja Marina është shqiptare nga Karakurti, një zonë ku prej shekujsh jeton një minoritet shqiptar. Ata do të qëndrojnë në Durrës dhe do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme”, u shpreh Balla.