Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se prej muajit janar janë 513,790 qytetarë që kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit.

“Më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë”, u shpreh Rama.

Rama ftoi të gjithë ata që ende nuk janë përfshirë në këtë pyetësor.

“Kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, theksoi Rama.