Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

Rama u shpreh se, “angazhimi për zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit nuk ka reshtur asnjë ditë sepse dashuria për ambientin është investimi më i sigurt për një Shqipëri të Pastër”

Rama ndau momente nga pastrimi në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, Mallakastër, Kukës, Maliq, Librazhd, Skrapar, Libohovë, Tepelenë, Mat, Gramsh, Memaliaj, Belsh dhe Vorë.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin