Ministria e Arsimit dhe Sportit bëri të ditur sot se 4 ditë që janë bërë pushim gjatë janarit dhe 21 marsi, do të zëvendësohen me 4 të shtuna gjatë muajit prill dhe maj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar publikoi sot datat e zëvendësimit të ditëve që janë bërë pushim.

Datat e pezulluara në muajin janar do të zëvendësohen datat 2 prill, 30 prill, 14 maj dhe 28 maj.

“Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar” (shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim: 02.04.2022 (e shtunë); 30.04.2022 (e shtunë); 14.05.2022 (e shtunë); 28.05.2022 (e shtunë)”, thuhet në njoftimin e Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.