Reshjet e shiu që kanë përfshirë vendin në tre ditët e fundit, kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit, ku ndodhën tre hidrocentralet e rëndësishme në vend: I Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KESH niveli aktual i liqenit të Fierzës është 263 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar.

Prurjet e lumenjve në liqen janë rritur duke shkuar në 800 metër kub në sekondë. HEC-i i Fierzës nuk prodhon energji aktualisht me qëllim ruajtjen e rezervave ujore.

Njoftimi i KESH:

Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin paraqitet:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

– HEC Fierzë 800 m3/s

– HEC Koman 650 m3/s

– HEC Vau i Dejës 120 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 263.12 mmnd,

Hec Koman 173.10 mmnd,

Hec Vau Dejës 74.80 mmnd

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :

15,993 MWh (ditor)

Rezerva Energjitike është :

350GWh

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

Tiranapost.al