ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, ka kryer në shkallë vendi 117 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare dhe 191 kontrolle në pikat e kalimit kufitar.
Sipas AKU-së, inspektorët kanë marrë 14 mostra për analiza dhe kanë kryer 28 analiza laboratorike.
Nga kontrollet e kryera, për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 22 masa administrative paralajmërim, për shkeljet e konstatuara për rinovimin e librezës shëndetësore dhe të ujit.
Gjithashtu ka vendosur 2 masa administrative gjobë në vlerën 300 mijë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt, ndërsa ka bllokuar mbi 1 mijë kg ushqime jashtë standardeve për konsum.


























