ATSH/ Bashkia Mirditë, një nga përfituesit e skemës së granteve që po zbatohet nga Programi për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ka finalizuar projektin për rehabilitimin e kanalit vaditës Malaj-Tarazh, Mirditë.

Ky projekt, financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria Austriake në kuadër të skemës së granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti.

Zona rurale e Malaj-Tarazhit në Mirditë është tashmë plotësisht e pajisur me një kanal të gjatë vaditës, që do të sigurojë ujë për më shumë se 400 ha tokë bujqësore dhe 387 familje.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të banorëve të kësaj zone.